Donald Trump, ka shijuar finalen e madhe të Super Bowl, ku triumfuan New England Patriots, fal një rikthimi të mrekullueshëm në minutat e fundit të ndeshjes me rezultat 34-28 kundër Atlanta Falcons. Presidenti i Amerikës ka shijuar ndeshjen në një ndejë luksoze në ‘Trump International Golf Club” në West Palm Beach të Floridas, ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melanie Trump dhe shefi i stafit të tij, Reince Priebus. Pas një ditë të plotë të kritikuar nga një gjykatës federal në Twitter për bllokimin e ndalimit të tij të përkohshëm të imigracionit të shtatë vendeve me shumicë myslimane, Trump mbërriti në klubin e tij të golfit. Ai kishte disa litar të kuq rreth tryezës së tij, për ta ndarë atë nga të pranishmit të tjerë. Gjatë një interviste, parashikoi që New England Patriots do të fitonin me 8 pikë epërsi. Trump gjithashtu ka shprehur simpatinë për Patriots, të cilët triumfuan dhe regjistruan titullin e pestë në Super Bowl.