Rreth 7000 emigrantë të cilët vijnë nga Afganistani, Pakistani dhe Siria po presin në kufirin serb për të kaluar në Hungari. Mes dëborës dhe të ftohtit që ka pushtuar vendin dhe jo vetëm ata presin në radhë për pak ushqim. Familjet të cilat në radhët e tyre kanë edhe fëmijë janë të bllokuara nën akull dhe me temperatura, të cilat shënojnë minus 22 gradë. Strehat në Beograd nuk janë të përshtatshme për të përballuar të ftohtin e acartë. Por edhe ato janë të zëna nga ata që kanë më shumë fat ndërsa të tjerët në mëshirë. Tashmë dhjetëra nga emigrantët kanë vdekur nga i ftohti në Greqi, Bullgari e Serbi.