Shkup, 19 mars – E marta do të jetë dita kritike kur pritet të sqarohen pozicionet e palëve rreth zgjidhjes së krizës institucionale dhe për faktin tjetër se po këtë ditë do të qëndrojë në Shkup eurokomisari Johanes Han si më kryesori që ideoi Marrëveshjen e Përzhinos, marrëveshje e cila prodhoi zgjedhjet e 11 dhjetorit, shkruan gazeta KOHA. Sytë e opinionit do të jenë kryesisht të orientuar drejt kryesuesit aktual të Parlamentit, Trajko Veljanosvki nëse do ti përgjigjet iniciativës së 67 deputetëve të LSDM-së, BDI-së, ASH dhe Lëvizjes BESA që të thirret vazhdimi i seancës konstituive e lënë përgjysmë më 1 mars kur u bë vetëm verifikimi i mandatit të deputetëve. Këto parti presin që të martën, Velanovski t’i thërras për koordinim rreth përbërjes së komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe pas formimi të këtij Komisioni, i njëjti do ti propozojë Parlamentit propozimet e partive për kryetar Parlamentit. Nëse Veljanosvki do të refuzojë të thërras seancën ,LSDM dhe partitë shqiptare do të shfrytëzoje Rregulloren e Parlamentit, e cila jep mundësi që atë ta thërras deputeti më i vjetër në moshë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)