Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati përshëndetën marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.
“Dy udhëheqës progresivë të vendeve fqinjë shënuan historinë sot dhe i treguan Bashkimit Europian dhe gjithë botës se kur ka vizion dhe vullnet për të tejkaluar pengesat e së shkuar dhe të gjejnë hapësirat për të parë nga e ardhmja. Respekte për Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev. Ballkani sot është një vend më i sigurtë”, shkruan Rama në Tuiter.
Edhe Ditmir Bushati e vlerëson pozitivisht këtë marrëveshgje të arritur duke e quajtur atë marrëveshje historike.
“Kjo i hap rrugën jo vetëm një vendi, por të gjithë rajonit drejt familjes Euro-Atlantike. Pavarësisht vështirësive, diplomacia tregoi që funksionon”, shkruan Bushati.