Tiranë, 11 dhjetor – Shqipëria ka përmirësuar me plus 24 vende pozicionin e saj ndërkombëtar në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017, njofton ATSH.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se Shqipëria renditet e 38-ta në listën me 144 vende të vlerësuara.
Raporti nënvizon që ky përmirësim vjen si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave duke kompensuar progresin e ngadaltë të së shkuarës në këtë dimension.
Progres është shënuar në çdo indikator të vlerësuar dhe specifikisht në Pjesëmarrje Ekonomike dhe Mundësi, Arsimim, Shëndet dhe Fuqizim Politik.