Një grua nga Pakistani, ka mbetur me lëndime të tmerrshme në fytyrë pasi që shoqja e saj xheloze i ka hedhur acid në fytyrë. Ajo e ka sulmuar me këtë substancë kimike, pasi që vajza ishte bërë stjuardesë, shkruan Daily Mail. Kanwal Qayyum, 29 vjeçare, ka mbetur me lëndime të tmerrshme pasi që shoqja i kishte gjuajtur acid sulfurik në fytyrë sepse ishte shumë xheloze për punën që ajo e kishte fituar. Qayyum e ka humbur hundën në këtë sulm ndërsa doktorët kanë bërë pothuajse një dekadë përpjekje për t’ia rregulluar fytyrën e shkatërruar. Tani Kanwal ka publikuar fotografi të rikonstruktimit të fytyrës së saj, nëpërmes të cilave shihet transformimi i jashtëzakonshëm.