Të gjitha konkurrentet që do marrin pjesë në ‘Miss Univerese’ po udhëtojnë për në Filipine ku do mbahet nata finale. Padyshim që në këtë eveniment pjesëmarrës është edhe shteti i Tajlandës. Mirëpo, përfaqësuesja e këtij shteti i ka shokuar njerëzit në aeroport. Kjo se, ajo kishte marrë me vetë 17 valixhe që peshonin 300 kilogram, 10 herë më shumë se sa pesha e lejuar. Chalita Suansane ka marrë shumë këpucë dhe fustane me një shpresë të vetme: ‘Ndihma’ e tyre në fitoren e saj.