Mesatarja e Komunës Çair është vetëm 3.65. Shkolla fillore “Liria”, e njohur dikur si një ndër shkollat më të mira në Shkup, këtë vit ka përfunduar me rezultate dëshpëruese – 3.35 notë mesatare. Ajo ka arritur mesataren më të ulët ndaj të gjitha shkollave fillore që gravitojnë në Çair
Aida XHONI
Shkup, 11 korrik – Filloristët e Komunës Qendër kanë marrë vitin e kaluar më shumë pesëshe, e pasuar nga shkollat e Komunës së Karposhit dhe Aerodromit. Nota më të dobëta kanë nxënësit në shkollat fillore të Shuto Orizares dhe Sarajit, shkruan gazeta KOHA.
Nëse analizohen të dhënat për notat në nivel të Qytetit të Shkupit, del se më së shumti për pesëshe luftojnë nxënësit që mësojnë në Qendër. Atje, në fund të vitit të kaluar shkollor, mesatarja e notës ka qenë 4.57, në Aerodrom 4.31, në Karposh 4.32. Dysha dhe tresha më shumë kanë marrë nxënësit në Shuto Orizarë, ku mesatarja ka qenë 2.99 dhe në Saraj me mesatare 3.56. Shkolla fillore “Koço Racin” në Qendër ka notë më të lartë mesatare edhe atë 4.75, ndërsa shkolla me nota më të dobëta është “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” nga Shuto Orizarja me notë mesatare 2.99.
Mesatarja e Komunës Çair është vetëm 3.65. Shkolla fillore “Liria”, e njohur dikur si një ndër shkollat më të mira në Shkup, këtë vit ka përfunduar me rezultate dëshpëruese – 3.35 notë mesatare. Ajo ka arritur mesataren më të ulët ndaj të gjitha shkollave fillore që gravitojnë në Çair. Sukses më të mirë kanë shkollat fillore “Idninina” (4.34), “Rajko Zhinzifov” dhe “Hasan Prishtina” (mesatare 3.85), “7 Marsi” me mesatare 3.81, pastaj renditet shkolla fillore “Tefejjuz” me mesatare 3.67, “Nikolla Vapcrov” 3.60, “Jashar Bej Shkupi”- 3.54, “Kongresi i Manastirit” 3.43, “Vasill Gllavinov”3.43, “Liria” me mesatare 3.35.
Shkolla fillore “Liman Kaba” në fshatin Luboten të Komunës së Butelit vitin e kaluar shkollor ka arritur mesatare 3.82. Edhe “Zhivko Brajkovski” në Butel ka marrë notë mesatare 3.82, “Panajot Ginovski” ka arritur notë mesatare 3.97, derisa shkolla fillore “Petar Zdravkovski Penko” ka arritur note mesatare 3.87, raporton KOHA.
Shkolla fillore “25 Maji” në Hasanbeg, Komuna e Gazi Babës, ka arritur mesatare prej 3.90, shkolla fillore “Joakim Kërçovski” nga fshati Nigishtan ka arritur mesatare prej 3.72, “Vëllazërimi” në Karposh ka notë mesare 4.08, “Bajram Shabani” në Kondovë me notë 3.42, “Dituria” e Sarajit me 3.53, “Drita” në Rashçe notë mesatare 3.52, “Emin Duraku” në Bukoviq me notë mesatare 3.65, “Faik Konica” në Radushë 3.61, “Ibe Palikuqi” e Bojanës me notë 3.39, “Sami Frashëri” nga fshati Gllumovë 3.80, “Emin Duraku” nga fshati Rahoviq me 3.93, “Sami Frashëri” në Matkë me notë mesatare 3.95, “Dituria” në Gërçec me notë mesatare 3.39, “Ibe Palikuqi” në Llaskarcë 3.59, “Bedri Tahiri” e Svillares së Poshtme 3.43… Shkollat e Shuto Orizarës kanë notë mesatare 2.99, edhe atë shkolla fillore “26 Korriku” ka arritur mesatare prej 3.25, ndërsa shkolla “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid”, mesatare vetëm 2.99. (koha.mk)