Shkup, 4 dhjetor – Shkollat e kryeqytetit nuk janë stabilizuar ende tërësisht nga pasojat që shkaktoi tërmeti i para tre muajve, respektivisht për shkak të klasave të dëmtuara, edhe pse në pjesën më të madhe të shkollave ka pasur muajin e kaluar punime intensive për meremetimin e atyre klasave në të cilat Inspektorati sizmologjik kishte ndaluar zhvillimin e mësimit. Në disa shkolla mësimi nis të zhvillohet normalisht dhe në disa të tjera pritet që kjo të ndodhë nga java e ardhshme. Por, përtej këtij dimensioni, në shkolla nuk mungon as shqetësimi për pasojat që do të ketë tërmeti në suksesin e nxënësve apo në cilësinë e arsimit për gjysmë-vjetorin e parë të vitit shkollor 2016/2017. Frika për këtë lidhet jo vetëm me numrin e madh të ditëve të humbura të mësimit, por edhe me kushtet e improvizuara që më tepër se dy muaj e gjysmë u mësua në pjesën dërmuese të atyre shkollave. Për mungesë klasash, shumë orë zhvillohen sipas modelit dy paralele në një klasë, ose duke improvizuar mësonjëtore nëpër sallat e edukatës fizike, kabinetit të muzikës apo sallave të kinemasë. Në këtë mënyrë ishte detyra të organizojë funksionimin e vet shkolla fillore “Liria”, por që aktualisht, sipas drejtorit Talat Sadikut, problemi është tejkaluar. Që javën e kaluar, thotë ai, ka nis… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.