Pas lansimit të Honor 8 Pro, i njohur edhe si Honor V9 globalisht, Huawei është duke përfunduar zhvillimin e smartfonit të quajtur Honor 9. Tani Honor 9 është shfaqur në version me ngjyrë të kaltër dhe kjo është hera e dytë që ky telefon shfaqet me ngjyrë tjetër. Ende nuk mund të konfirmohet nëse këto fotografitë janë legjitime, por Honor 9 duket se i ngjason shumë Xiaomi Mi 6, shkruan Next Power Up, transmeton Koha.net. Skajet janë pak të lakuara dhe skajet e kornizës nuk janë shumë të holla siç mund të presim në vitin 2017, ku secili prodhues është duke provuar që t’i minimizojë ato. Gjenerata e fundit e smartfonave Honor është lansuar në gusht të vitit të kaluar, kështu që nëse jo më herët, smartfoni i ri Honor 9 do të duhej të lansohet nga atëherë.