Drejtori i FBI, James Comey, konfirmon për herë të parë publikisht se FBI-ja është duke hetuar ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilat u zgjodh presidenti i tanishëm, Donald Trump. Hetimi do të përfshijë të gjitha koordinimet e mundshme në mes të bashkëpunëtorëve të fushatës dhe qeverisë së Rusisë. Comey thotë “Unë kam qenë i autorizuar nga Departamenti i Drejtësisë për të konfirmuar se FBI’ja është duke hetuar përpjekjet e qeverisë ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Kjo përfshin lidhjet e dyshimta të stafit të fushatës me agjentët rusë, shpjegon Comey.