SERIA 7: Kjo është BMW më e fuqishme e të gjitha kohërave (FOTO)

60

Kjo është BMW seria 7 më e fuqishme e të gjitha kohërave. Bëhet fjalë për modelin M760LI Xdrive. Makina pararojë e kompanisë nga Mynihu kushton plot 166 mijë euro. Për herë të parë ky top-model u prezantua në Panairin e Gjenevës. Motori V12 gjashtë litra i jep makinës 600 kuaj fuqi. Kjo BMW kap 100 kilometra në 3.9 sekonda dhe mund të arrijë deri në 305 kilometra në orë. Brendësia e saj është një perlë tjetër e M. Sediljet me masazh, me funksion memorie, ndërkohë që çatia është Alcantara. Synimi kryesor i BMW do jetë tregu kinez.

Të Ngjajshme