Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se vendi tij vlerëson shumë qëndrimin siç e ka quajtur ai parimor të Izraelit për mosnjohjen e Kosovës e që sipas tij ka reflektuar pozitivisht në marrëdhëniet në mes të dyja vendeve. Këtë deklaratë, kryediplomati serb e bëri në një konferencë të organizuar me rastin e shënimit të 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Serbisë dhe Izraelit. Atje po ashtu u tha se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit janë në një udhë të mirë, me rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve të tjera izraelite në Serbi.