Rebecca Hempsell i nënshtruar 24 operacioneve për të rregulluar nyjet e zhvendosura, për shkak të një çrregullimin gjenetik, tepër të rrallë. 40-vjeçarja nga Plymouth vuan nga një sëmundje që prek indet lidhëse të lëkurës, kockave, enëve të gjakut dhe organeve të tjera. Nëna e dy fëmijëve, përveç 24 ndërhyrjeve për të sjellë në vend nyjet, duhet të marrë edhe 40 ilaçe në ditë. Ndonëse i ka dalë nga vendi shpatulla, gjuri, legeni e këmba, duke folur për të përditshmen “DailyMail”, ajo rrëfen se shumë e kanë të vështirë ta kuptojnë “sëmundjen e saj të padukshme” dhe e akuzojnë se gënjen. Gjendja e saj, e njohur si sindroma Ehlers – Danos, prek vetën 1 në 5 mijë njerëz në të gjithë botën. Gruaja rrëfen se ka fjetur gati një vit në dyshemenë e dhomës së ndenjes, pas disa operacioneve për të çuar në vend pjesët e trupit. Ajo shprehet se po “shpërbëhet dalëngadalë”. Gjatë adoleshencës asaj i kishte ndodhur shumë shpesh që të nxirrte nga vendi pjesë të trupit, por mjekët nuk arritën të gjenin diagnozën e saktë për më shumë se 30 vjet. E gjithë kjo gjendje bën që 40-vjeçarja të ketë një migrenë të tmerrshme e dhimbje trupi. Sindroma Ehlers – Danos është emri për një grup sëmundjesh të trashëgueshme që prekin indet lidhëse. Disa lloje shkaktohen për shkak të disa gjeneve problematike që dobësojnë indet.
“Sëmundja e padukshme që po më shpërbën çdo ditë”
Leave a comment