Samsung Galaxy 8 i ri është një hit i vërtetë këtyre dy muajve – shumë njerëz kanë marrë telefonat e tyre të porositur më herët ose kanë patur mundësinë t’i blejnë në shitore. Galaxy S8 është një prej telefonave më të mirë që mund ta bleni dhe thjeshtë më i miri se gjithë të tjerët që janë prodhuar në vitin 2017. Nëse edhe ju keni marrë S8 të ri, ja disa këshilla se si ta shfrytëzoni më të mirën prej tij.
VENDOSNI TË GJITHA METODAT NË ZHBLLOKIM
Fillimisht ajo që duhet të bëni pasi të mbushni baterinë e telefonit dhe futjen e të dhënave është që ti përdorni gjitha metodat e ndryshme biometrike që i ofron Galaxy S8 për zhbllokimin e telefonit. S8 ka skaner tradicional për gjurmët e gishtërinjve, ndërsa gjithashtu ka edhe skaner të bebëzës së syrit. Që të vendosni se cila mënyrë është më e mirë për ju për zhbllokimin e telefonit, atëherë duhet të provoni të gjitha metodat. Kombinimi i skanerit me gjurmët e gishtit dhe skanimit të bebëzës së syrit është mjaft efikas dhe ofron siguri të madhe nëse dëshironi të mbroni pajisjen dhe të dhënat tuaja në të nga duart e njerëzve kurioz. Që të futni këtë regjim të sigurisë shkoni tek aplikacioni i Samsung, pastaj shtypni “Lock Screen” dhe “Security” që ti vendosni.
NDËRRONI VENDIN E TASTIERAVE TË EKRANIT
Galaxy S8 është telefon cilësor i Samsung për shfrytëzim të sustave virtuale të ekranit dhe konfigurimi i tyre standard është sipas radhitjes tradicionale të Kompanisë: “Recents”, “Home” dhe “Back”. Kjo mund të jetë e habitshme nëse keni qenë përdorues të ndonjë Android telefoni tjetër ose në gjuhën tuaj lecohet nga e majta te e djathta, sepse susta për mbrapa çdoherë do t’u vije në vend të gabuar.
Për fat, këto susta nuk koordinohen vështirtë dhe çdoherë mund të ndërroni vendin ashtu që susta “Back” do të ju vijë në anën e majtë, susta “Home” në mes dhe “Recent” në anën djathtë. Opsionin mund ta gjeni në aplikacionin “Settings”, nën “Display”, dhe pastaj “Navigation Bar”. Derisa gjendeni aty, gjithashtu mund të ndërroni edhe temën e lentës së poshtme në ngjyrën që ju pëlqen juve më së shumti.
KYÇNI NOTIFIKIMET E TEHUT (EDGE)
Një prej punëve më të mira për softuerin e Galaxy S8 është mundësia që të bëni të ndriçojnë tehet e ekranit kur të arrijë notifikimi. Krahas asaj, S8 zëvendëson efektin “windowshade”, që e ka Androidi standard.
Që të bëni të ndriçojë tehu i ekranit tuaj ashtu siç dëshironi, shkoni në “Settings”, “Display” dhe “Edge Screen”, pastaj kyçni “Edge Lightening”. Shtypni që të mundësoni funksionin për të gjitha aplikacionet ose zgjidhni ato që mendoni.
NDRYSHONI MADHËSINË E ELEMENTEVE TË EKRANEVE
Nëse keni vendosur për versionin më të vogël Galaxy S8 prej 5.8 inç, ndoshta keni vërejtur se shumica e elementeve të ekranit, si për shembull teksti dhe sustat janë të mëdha. Për fat ju mund të ndryshoni madhësinë e elementeve të ekranit ashtu që do t’i zvogëloni dhe do të mund të shihni më shumë informacione në të njëjtën kohë.
Që të bëni ndryshimin, shkoni në “Settings”, “Display”, “Screen Zoom and Font”. Tërhiqni “Screen Zoom” në anën e majtë që të fitoni më shumë nga ekrani juaj.
NDRYSHONI TEMËN E GALAXY S8 TUAJ TË MENÇUR
Galaxy S8 interface software i S8 është shumë i bukur, dhe shumë më atraktiv se ai i modeleve më të vjetra të telefonave të mençur të Samsung-ut. Por, nëse nuk jeni adhurues të prapavijë së bardhë të paneleve me paralajmërime ose të aplikacioneve sistemore, mund në mënyrë të lehtë të merrni temë tjetër që tërësisht të ndryshoni pamjen e tij. Shkoni në “Settings”, “Wallpapers and Themes” që të kërkoni temat e mundshme të ndryshme. Mund të zgjidhni tema prej më të ndryshmeve, në pajtim me shihen dhe dëshirat tuaja.
VENDOSNI FUNKSIONIN “ÇDOHERË NË EKRAN” (“ALWAYS ON DISPLAY”)
Derisa jeni të zënë me harmonizimin e pamjes së temës suaj dhe dukjes së telefonit, gjithashtu mund të ndryshoni edhe pamjen e funksionit “Çdoherë në ekran”. Standard, me këtë funksion, çdoherë në ekran mund të shfaqet koha, data, statusi i baterisë, notifikimet e reja dhe “Home” virtual susta. Por, nëse hapni menynë e Temave, mund të shkarkoni opsione të tjera prej më të ndryshmeve. Shumica e varianteve të “Çdoherë në ekran” mund ti gjeni në menynë Opsionet, Mbyllja e Ekranit dhe Siguria, por, mund të instaloni tema për këtë funksion, por gjithashtu mund të instaloni nga menyja e lartpërmendur “Temat”.
BËNI SCREEN SHOT
Kjo nuk është këshillë, as ndonjë truk për cilësimin e telefonit, por megjithatë është e dobishme. Duke patur parasysh se Galaxy S8 nuk ka “Home” sustë fizike, për të bërë Screen Shot është pak më ndryshe se modelet tjera më të vjetra të Samsung telefonave të mençur. Mënyra më lehtë për të bërë Screen Shot është që të shtypni susten “Power” së bashku me sustën për uljen e zërit në të njëjtën kohë. Menjëherë pasi të jetë bërë Screen Shot-i, të njëjtin mund ta shpërndani ose të editoni, ose nëse dëshironi mund të bëni edhe më shumë Screen Shot-a tjerë.