Si pjesë e një strategjie të re të ashpër antiduhan, Rusia po planifikon që të ndalojë shitjen e cigareve tek të gjithë personat që kanë lindur pas vitit 2015. Propozimi është mbështetur edhe nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Çdo vit gati 400.000 rusë vdesin nga sëmundjet e lidhura me duhanin, por agjencia e lajmeve TASS thotë se numri i duhanpirësve ka rënë nga 41 për qind në 31 për qind në 10 vitet e fundit.