Një autobus që transportonte 40 pjesëtarë të të Brigadës së 4-të të Ushtrisë së Serbisë, nga Nishi për në Vranjë, rreth orës 6:20 të mëngjesit ka dalë jashtë rrugës pranë Hanit të Vlladiçit. Mediat serbe raportojnë se në këtë rast janë lënduar 13 ushtarë, përcjellë gazetametro.net. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se një ushtar ka pësuar lëndim të rëndë në kokë. Në vendin e ngjarjes shumë shpejt të ketë mbërritur ambulanca, MPB dhe policia ushtarake. Autobusi raportohet se ka qenë në pronësi të një kompanie private, i kontraktuar nga Ushtria për transportin e përditshëm të ushtarëve në relacionin Nish-Vranje. Arsyet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.