“Kishte shumë dyshime rreth meje. Janë bërë shumë fushat kundër meje, brenda dhe jashtë futbollit. Donin të më godisnin nga të gjitha drejtimet, por e vërteta është që lojtari më i mirë u shpall ai që është më i mirë, pra unë.” – këto kanë qenë fjalët e Cristiano Ronaldo, 24 orë pas mbrëmjes gala në Zyrih, ku u shpall futbollisti i vitit 2016.
Viti 2016 ka qenë i bekuar për sulmuesin portugez të Real Madrid, që ka fituar Champions League, Botërorin për Klube dhe Euro 2016, por deri në dhjetor emri i tij përflitej edhe për një evazion fiskal prej 30 milionë eurosh. “Donin që të dukesha i keq në sytë e njerëzve, – vazhdoi Ronaldo. – por si e kam thënë, ai që nuk ka bërë asnjë gjë të keqe nuk ka përse të kujdeset për fjalët. Tani, besoj se e kanë mbyllur gojën shumë vetë pas këtij çmimi.”
https://www.youtube.com/watch?v=Uf9uxMKQ9l8