Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk është vetëm lojtari më i mirë në botë, por edhe lojtari më i paguar. Ai brenda një viti përfiton 87.5 milionë euro, apo 11 milionë euro më shumë se sa konkurrenti i tij më i madh, Leo Messi, apo 1.256 euro më shumë për orë. Në vendin e tretë renditet Neymar me 55.5 milionë euro, ndërsa top pesëshen e mbyllin Gareth Bale 41 milionë euro dhe Ezequiel Lavezzi me 28.5 milionë euro.