Ajo është njëra ndër këngëtaret më të njohura shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtaren Rita Ora e cila përveç karrierës në muzikë, e keni parë teksa arrin sukses edhe si aktore e madje ajo shumë herë ka qenë imazh i shumë firmave të njohura. Ylli 26-vjeçar ka realizuar së fundmi një set fotografik për revistën “Legend”. Rita në këtë fotografi duket e mrekullueshme dhe tejet joshëse me pozat e saj.