Rita Ora e ka lënë anash karrierën e saj muzikore duke iu përkushtuar komplet karrierës në modë dhe aktrim. Bukuroshja e lindur në Kosovë, ka thënë se ajo gjithmonë gjen kohë për të qenë aktive fizikisht dhe rezultatet e punës së saj i ka dëshmuar së fundmi në setin fotografik për edicionin e muajit maj të revistës SHAPE. 26 vjeçarja duket e mahnitshme dhe tejet provokative derisa shfaqet plotë ngjyra dhe madje edhe në pozita interesante në këtë set. Rita ka thënë në intervistën për këtë revistë se numri i xhinseve që vesh është 28 dhe se ndihet krenare që është normale.