Reprezentacioni i Maqedonisë për fëmijë i gatshëm, nesër udhëton në KE në Beograd

30

Duke nisur nga e premtja e deri të diellën, në kompleksin sportiv “Pionir” në Beograd, do të organizohet Kampionati i parë Europian në mundje për fëmijë. Në të njejtin, do të marr pjesë edhe reprezentacioni i Maqedonisë, I prirë nga dy trajnerët, Sufijan Ismaili dhe Davor Tasev, ndërsa për medalje dhe arritje sa më të mirë, do të luftojnë gjithsej tetë mundës më të mirë të vendit tonë, në të dyja konkurencat, si te meshkujt, njëashtu edhe te femrat. Ekipi ynë, do të atakoj rezultate positive përmes këtyre mundësave: Besir Alili dhe Stefan Shterjov (35 kg), Zulqufli Asani (38 kg), Nenad Panov (42 kg), Aid Salihasi (47 kg), Filip Tasev (53 kg), Ermal Ramani (66 kg), si dhe garueseve në konkurimin e femrave, Olgica Koceva (52 kg) dhe Bojana Lazarevsk (57 kg). Para udhëtimit për në Beograd, që do të realizohet nesër, trajneri I ekipit Sufijan Ismaili, është shprehur I kënaqur nga përgatitjet e deritanishme të të gjithë mundësave, duke u shprehur se pret rezultate pozitive dhe së paku një apo dy medalje, nga ky samit i parë kontinental për fëmijë.

Të Ngjajshme