Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, ka refuzuar të përjashtojë një rikthim te Real Madridi mes spekullimeve në lidhje me të ardhmen e tij në “Emirates Stadium”. Përfaqësuesi gjerman la Madridin për Arsenalin në vitin 2013 dhe është zhvilluar nga viti në vit në një figurë kyçe për skuadrën e Premier League. Kontrata e tij me Arsenalin skadon në qershor të vitit 2018, ndërsa bisedimet mbi një rinovim nuk kanë dhënë akoma fryte, duke nxitur spekulimet se ai mund të jetë në lëvizje. Një kthim në Madrid? Unë jam shumë i lumtur që luaj për një klub të madh, si Arsenali, që ka tifozë të mahnitshëm dhe që tregojnë shumë dashuri, – deklaroi Ozil për “Marca”. – Unë jam duke shijuar gjithçka në Londër, por ju nuk e dini te ardhmen në futboll. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Real Madrid është një klub i madh dhe kam luajtur me disa lojtarë fantastike atje. Edhe tifozët e Real Madridit janë shumë besnikë dhe ende gëzohem për ta. Me shumë prej tyre kam mbajtur kontakte. Ata më dërgojnë mesazhe, duke më kërkuar të kthehem përsëri. Në fakt, nuk ka asgjë për një rikthim në “Bernabeu”, por vetëm kujtime të kohës time atje. Kam pasur tri vite të mëdha me Real Madridin.” Një kthim në “Bernabeu” do të shihte 28-vjeçarin turko-gjerman të bashkohej me idhullin e tij, Zinedine Zidane: “Zidane ka qenë idhulli im. Unë gjithmonë e kam shikuar atë duke luajtur. Kur isha fëmijë kam kërkuar të bëhem si ai. Ne luajmë në të njëjtën pozitë dhe ai ishte një pikë referimi në rritjen time si futbollist. Isha shumë nervoz kur e kam takuar atë. Unë mendoj se është një trajner i madh. Ai e fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë, nuk ka më mirë se kaq. Jam i lumtur për të, sepse Zidane është një njeri i madh.”