Refugjati nga Afganistani, Nasrullah Fabyabi, ka tetë muaj që jeton në rrënojat e një kalaje greke në ishullin grek të Lesbosit, e ndërtuar në mesjetë. Siç rrëfen, ai mbërriti në ishull, por vetëm pasi bëri një udhëtim të rrezikshëm përmes detit Egje. Tridhjetë e një vjeçari Fabyabi, jeton pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje.