West Ham mund të blihet nga gjigantët e pijeve energjike Red Bull teksa kërkojnë të zgjerojnë pronësinë e tyre të klubeve duke u futur në Premier League. Kompania austriake momentalisht ka në pronësi Red Bull Salzburg, RB Leipzig si dhe klube në New York dhe Brazil dhe dy skuadra në F1, Red Bull Racing dhe Scuderia Toro Rosso. Sipas The Sun ata kërkojnë të blejnë West Ham për shkak të vendndodhjes së klubit dhe stadiumit. Sipas rregullave të UEFA-s Red Bull nuk mund të ketë në pronësi një klub tjetër evropian nëse Salzburg apo Leipzig kualifikohen për në kupat evropiane. Gjithsesi ata mund të bëhen aksionerët kryesorë. Së fundmi West Ham është vlerësuar 230 milionë euro dhe, megjithëse bashkëpronarët David Sullivan dhe David Gold insistojnë se nuk kanë plane për të shitur, investitorët e huaj herët apo vonë do të trokasin në derën e pronarëve për të testuar vullnetin e tyre, duke marrë parasysh që klubi ka edhe borxhe. Edhe Sullivan gjithashtu ka pranuar: “Mund të shesim një pjesë të aksioneve të klubit për të shlyer borxhet.” West Ham këtë sezon është paraqitur keq në Premier League dhe ndodhet në luftën për të qëndruar në kategorinë e parë.