PËRBËRËSIT:
2 kuti ton natyral
150 g fasule të ziera
1 qep e kuqe
1 dorë ullinj kallamata
1 tufë e vogël majdanoz
kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri ekstra i virgjër
PËRGATITJA: Pasi keni zierë fasulet lërini të ftohen. Copëtoni me pirun tonin. Prisni në feta të holla qepën. Kompozoni sallatën duke vendosur fasulet, ullinjtë, qepën dhe shtoni vajin e ullirit. Kriposeni dhe rregullojeni me piper të zi dhe majdanoz të grirë imët. Shërbejeni