Real Madrid do të lëvizë në merkaton e janarit për të marrë sulmuesin e Paris Sen Zhermen, Julian Draksler. Arsenali ishte i gatshëm të merrte futbollistin gjerman gjatë verës, por dështoi në arritjen e marrëveshjes sepse u kujtua vetëm në ditët e fundit të verës.
Draksler ka qenë gjithmonë i preferuar nga Venger, por ai zgjodhi të shkojë në Paris, kur u largua nga Bundesliga. Shanset e Arsenalit janë shtuar nga fakti që Draksler ka përfunduar në stolin e PSZH, pas blerjeve të Nejmar dhe Mbappe. Ndwrkohw, Sipas “Bild” edhe Real ka nisur të interesohet për Draksler dhe do të ishte gati për huazimin e tij në janar 2018.