Elisa Lee është një 17-vjeçare e cila është maturante në një gjimnaz të Kalifornisë. Elisa tashmë ka një mik shumë të mirë, një qen, i cili quhet Ralph, me të cilin ndan një marrëdhënie më shumë se të mirë. Fillimisht ata u njohën në fillim të vitit shkollor teksa Ralph qëndronte zakonisht jashtë portës së shkollës. “Në fillim pata frikë se do të më kafshonte, sepse zakonisht qentë që rrinë në rrugë kanë tendencën të të afrohen me agresivitet”, – ka treguar 17-vjeçarja. Pas këmbënguljes së miqve të saj, Elisa e ledhatoi për herë të parë qenushin dhe ishte thuajse një dashuri me shikim të parë. Që nga ajo ditë, Ralph vinte për çdo ditë te dera e shkollës vetëm që Elisa ta përkëdhelte. “Edhe kur nuk është aty, në momentin që unë e thërras me emër, qenushi afrohet direkt te dera e shkollës dhe zgjat njërën këmbë dhe një sy që të arrijë të më shikojë. Ai ndihet shumë keq kur unë largohem dhe më shikon me sytë gati me lot”, – thotë ajo.