Tetovë, 1 dhjetor – Në Spitalin Klinik të Tetovës, të mërkurën, rreth orës 14.40 minuta, është sjellë një fëmijë 4 vjeçar nga fshati Preljubisht, i cili sipas dëshmisë së nënës së tij, 43 vjeçares me iniciale O.R. në oborrin ku fëmija ka qenë duke luajtur është sulmuar nga një qen endacak, duke i shkaktuar lëndime të dukshme në kokë. Pas marrjes së ndihmës fëmija në fjalë është lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa lëndime që i ka marrë si pasojë e kafshimit të qenit janë foto-dokumentuar, shkruan gazeta KOHA.