Një sallon i veturave në Texas të SHBA-së ka organizuar një garë shumë interesante dhe të pazakontë. Pjesëmarrësit në këtë garë duhet të puthin një makinë të llojit Kia për një kohë prej 50 orësh, për të pasur shansin që ta fitojnë një Kia falas nga ky sallon i veturave të prodhuesit korean. HuffPost shkruan se që nga ora 7 e mëngjesit të së hënës, pjesëmarrësit kanë qëndruar me buzë të mbështetura për vetura brenda sallonit, duke u munduar që të qëndrojnë sa më shumë në atë pozicion. Kompeticioni i quajtur “Puthni një Kia” filloi me 20 persona si garues, por të martën mbrëma numri ra në 11, pasi disa garues u larguan për arsye të ndryshme. Për fat të mirë, rregullat e lejojnë që të ketë një pushim 10 minutësh çdo orë. Ngjarja bizare është transmetuar drejtpërdrejt në rrjetin social Facebook, dhe ju mund ta shihni më poshtë.