Historiani Shasivar Kabashi, studiues i Kohës së Re (periudhës së dytë shek. XIX) në Universitetin e Stambollit ka sjellë këto ditë dy foto të Sami Frashërit. Në to, Samiu, megjithëse paksa i shtyrë në moshë, shihet pranë librave dhe tavolinës së tij.