Simbolika e hedhjes së kapelës në ajër Është periudha kur studentët e vitit të fundit duhet të përgatitën për provimet e tyre dhe ta organizojnë ceremoninë e diplomimit. Tani më është bërë traditë veshja gjatë kësaj ceremonie, manteli i gjatë dhe kapela katër-cepëshe, por a e keni pyetur veten ndonjëherë pse i bëni disa veprime të cilat ndoshta shpesh duken edhe absurde p.sh. hedhja e kapelës në ajër pas marrjes së titullit?! Megjithkëtë, secili veprim, secili detaj i ceremonisë së diplomimit ka një simbolikë të veçantë. Praktika e hedhjes së kapelës në ajër ka filluar që nga viti 1912 në ceremoninë e diplomimit të Akademisë Detare në SHBA. Marinarët e sapo diplomuar i kanë hedhur kapelet e tyre në ajër duke konsideruar se më nuk janë të nevojshme, pasi që i kanë bartur për katër vite gjatë studimeve. Arsye tjetër është se ky veprim konsiderohet si një gjest simbolik për t’i dhënë fund një kapitulli të rëndësishëm të jetës dhe duke i hedhur kapelat tregohet se sa të kënaqur janë studentët për suksesin e arritur. Mirëpo, në disa vende të Amerikës është folur për ndalimin e këtij veprimi, pasi që sipas tyre ky veprim mund të jetë i rrezikshëm, sepse thuhet se disa studentë kanë pësuar lëndime në kokë e sy nga cepi i kapelës. Madje thuhet se shumica e fotografive tani më bëhet me montazh! Kjo traditë mund të duket e pakuptimtë dhe arbitrare madje edhe e rrezikshme por, po vazhdon t’i qëndrojë kohës.
Pse të diplomuarit i hedhin kapelat?
Leave a comment