Blerja e iPhone-it është bërë shumë e vështirë. Më herët ishte më e lehtë, por tash është bërë më e vështirë ngase iPhone ka më shumë specifika. Përpos ngjyrës, madhësisë së ekranit, diçka që ka efekt të madh në telefon është hapësira, transmeton gazetametro.net. Sistemi më i popullarizuar operativ i Apple, iOS, konsumon një hapësirë të madh në telefonin tuaj. Në krahasim me versionet e mëherëshme të tilla si iOS8, i cili kërkonte më shumë se 4.5 GB për rifreskim. Ndërsa versioni i fundit kërkon rreth 2.5 GB për rifreskim. Por, prapë nuk e shpjegon problemin se pse iPhone-t me 16 GB kanë vetëm 12 GB? Ja arsyeja pse: Shpjegimi më i mirë për ruajtjen e hapësirës në telefonin tuaj është që GB llogariten ndryshe nga këndvështrimi i një prodhuesi dhe blerësit, më saktësisht 1 GB hapësirë sipas prodhuesit nuk është domosdoshmërisht e barabartë me 1 GB në bazë të programeve ose sistemit operativ.