Dasma Mbretërore britanike ishte organizuar dhe u zhvillua ashtu siç i ka hije, duke mrekulluar mijëra teleshikues që u vendosën pranë TV për ta ndjekur transmetimin live. Por përveç nuses Meghan Markel dhe Princit Harry, kamerat e fotografëve të shumtë ishin fokusuar edhe tek fëmijët, që ia shtuan edhe më tepër bukurinë ceremonisë. Nga George tek Charlotte, të gjithë protagonistët e tjerë të vogël të dasmës mbretërore janë dukur të mrekullueshëm.