Ushqim pa pagesë dhe buzëqeshje miqësore nuk është lehtë të gjesh, por këto mund ti gjesh në një restorant të Monrealit, ku pronarët nga Iraku dhe Irani tashmë 3 vite ofrojnë ushqim pa pagesë për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë. Punëtori i tyre nga Egjipti ishte njëri nga lypësit i cili ka insistuar që të punojë për ushqimin e ofruar, e pastaj, pronarët e kanë punësuar si kuzhinier. Pronarët thonë se nga përvoja e tyre nën regjimin e Sadam Husainit e dinë se çfarë do të thotë të jesh i uritur dhe për këtë arsye do të mundohen të ushqejnë sa më shumë njerëz që të munden. Vajza e pronarit ka vendosur një shënim të madh para restorantit në anglisht dhe frëngjisht ku shkruan: “Ushqim pa pagesë për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë”. Pronarët e këtij restoranti janë shpërngulur në Monreal në vitin 1992.
Pronarët musliman ofrojnë ushqim pa pagesë në restorantin e tyre në Monreal
Leave a comment