Shkup, 19 maj – Përveç Shenasi Mehmetit, i punësuar në Agjencinë e Zbulimit, Prokuroria Publike nuk ka pranuar asnjë dëshmitarët plotësues të propozuar nga pala mbrojtëse e 37 të akuzuarve në procesin gjyqësor “Lagjja e Trimave”, shkruan gazeta KOHA. Duke sqaruar faktin se pse pikërisht i punësuari i AZ-së, Shenasi Mehmeti, mund të ftohet si dëshmitar, prokurorja Villma Ruskovska ka theksuar se personi i apostrofuar nga shumica e të akuzuarve, para Trupit gjykues duhet të tregojë se cilët informacione i ka pasur për grupin, gjegjësisht veprimet e tij nëse kanë qenë në kuadër të shërbimet ku punon apo takimet me anëtarët e grupit të të akuzuarve kanë qenë për qëllime të tjera. Nga ana tjetër, prokurorja Ruskovska, ka thënë se të gjithë dëshmitarët tjerë plotësues që janë propozuar në këtë fazë nga pala mbrojtëse është dashur të ftohen në fazat paraprake, gjegjësisht në procedurën hetimore dhe atë të vlerësimit të aktakuzës. Kundërshtimet e këtilla të prokurorisë, Trupi gjykues pritet t’i shqyrtojë brenda një orë dhe sot pasdite duhet të kumtohet lajmi se vallë propozimet e palëve në procedurë gjyqësor janë pranuar apo refuzuar. (koha.mk)