Pritje nga të mëdha nga Hani

45

Shkup, 20 mars – Eurokomesari për zgjerim Johanes Han dhe eurodeputetët Eduard Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgël, gjatë vizitës nesër do të takojë liderët e partive politike parlamentare me qëllim që t’i japin shtytje zgjidhjes së krizës institucionale në vend, shkruan gazeta KOHA. Pikërisht nesër, kur Hani vjen në Shkup, prijësit e iniciativës qytetare “Të bashkuar për Maqedoninë” kanë paralajmëruar protesta masive, me siç kanë thënë – deri në 200 mijë veta, ndërsa të njëjtit paraprakisht kanë kërkuar takim me eurokomisarin Han. Nga ky i fundit menjëherë ka ardhur përgjigja negative, duke refuzuar që t’i takojë. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka konfirmuar se Han ka marrë ofertë edhe për tjera takime, por ai dhe tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgël, në Shkup do të takohen vetëm me përfaqësuesit e partive politike parlamentare. “Han do të takohet me partitë politike. Është e vërtetë se ka edhe tjera kërkesa dhe shpesh kur udhëton në vend, ne mundohemi që të takohemi me sa më shumë bashkëbisedues, duke i përfshirë edhe ato të shoqërive civile, megjithatë këtë herë eurokomesari… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

Të Ngjajshme