Prej shumë vitesh, ky çift ka kërkuar që të ketë një fëmijë, por nuk ka qenë e mundur. Mirëpo, pas 17 vitesh ëndrra e tyre është bërë realitet dhe jo vetëm një fëmijë, por gjashtënjakë. Ajibola Taiwo nga Nigeria solli në jetë 3 djem dhe tre vajza. Prindërit e vogëlushëve janë shprehur se prisnin 4 fëmijë, pasi në ekon e parë ata dëgjuan zemrat e 4 fëmijëve që rrihnin. Për shkak të rrezikut të lartë, në lindje nëna u asistua nga një staf prej 40 punonjësish shëndetësor. Gjashtënjakët erdhën në jetë më 11 maj, sigurisht me prerje cezariane.