Shkup, 13 shkurt – Premtimet e kryetarit të ri të Federatës së Mundjes të Maqedonisë Betim Vrenezi, se sportin e mundjes në Maqedoni do ta presin ditë më të mirë, po realizohen. Nga sot, mundësit e Maqedonisë do të mund të marrin pjesë në garat evropiane dhe botërore, pasi pezullimi është anuluar nga Federata e Mundjes Ndërkombëtare. Lajmin e konfirmoi vetëm kryetari Vrenezi në statusin e tij në “Facebook”.
“Ashtu edhe siç kishim paralajmëruar dhe premtua,r qysh nga emërimi ynë në krye të Federaës, tani e disa dite veç më Federata e Mundjes është e zhbllokuar nga ana e Federatës së Bashkuar Botërore (UWW). E gjithë kjo u realizua me ndihmë të madhe të Komitetit Olimpik të Maqedonisë, dhe Altin Maliqit, që i falënderojmë përzemërsisht dhe gjatë ditës se sotme, UWW zyrtarisht ka informuar të gjitha federatat Botërore se Maqedonia është e zhbllokuar dhe lejuar të merr pjese kudo. Kjo do të thotë që tani me mundësit tanë tani më mund të marrin pjesë në të gjitha garat ndërkombëtare”, shkroi Vrenezi. Derisa, lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Mundjes (unitedworldwrestling.org), e cila shkruan se pezullimi është tërhjekur për Indonezinë dhe Maqedoninë dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë.
Cekim, Federata e Mundjes së Maqedonisë u pezullua për shkak të mos shlyerjes së borxhit ndaj Federatës Ndërkombëtare të Mundjes, që rezultoi me mospjesëmarrje të mundësve nga Maqedonia në evenimentet evropiane dhe botërore. (B.K)