Sipas një burimi të brendshëm Premier League ka shitur të drejtat televizive në Kinë për 700 milionë $, dhe kjo është marrëveshja më fitimprurëse e nënshkruar ndonjëherë. Burimi ka folur për The Associated Press se të drejtat janë shitur në një marrëveshje trevjeçare duke filluar nga sezoni 2019-2020 drejt kompanisë së ‘online video streaming’ e quajtur PPTV. Marrëveshja aktuale e Premier League në Kinë është vetëm 20 milionë $ në vit. PPTV është pjesë e Suning group, që kohët e fundit ka blerë edhe klubin italian Inter Milan dhe momentalisht ka të drejtat për të transmetuar ndeshjet spanjolle të La Liga-s në Kinë. Premier League sapo ka filluar një cikël të ri të të drejtave televizive, duke gjeneruar rreth 8.3 miliard paund (10 miliard $) nga transmetuesit rreth e qark botës deri në vitin 2019.