Dy fuçi të mbushura me municion dhe bomba ka gjetur policia në podrumin e një banese në Çair të Shkupit. Gazeta Koha merr vesh se sasia e armatimit është gjetur në bodrumin e zbrazur të banesës së vllait të një ish zyrtare të lartë të një partie politike shqiptare. Rasti është denoncuar në polici nga një pastrues ndërtesash. Në orët e pasdites forca policore kanë dalë menjëherë për kontroll në terren për të vërtetuar se nga ka ardhur armatimi në këtë bodrum. Policia ende nuk ka dalë me të dhëna zyrtare rreth rastit.