Të dielën, rreth orës 14 e 45 minuta, person i panjohur që ka marrë pjesë në një aheng familjar, që është organizuar në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, ka shtënë një plumb me armë zjarri, i cili ka devijuar dhe ka lënduar 31 vjeçarin C.Gj nga fshati Tumçevisht. Me plagën në mjekër, 31 vjeçari është dërguar fillimisht në Spitalin e Gostivarit, ndërsa më pas është dërguar në Klinikat e Shkupit. Me urdhër të Prokurorit Publik është kryer hetim në vendin e ngjarjes dh janë marrë gjurmë ndërsa për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale për rrezikim të sigurisë së përgjithshme, është arrestuar 58 vjeçari D.M nga fshati Banjicë e Poshtme, prej të cilit është marrë pistoleta prej të cilës dyshohet se është shtënë dhe e ka pasur pa leje.