Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique tha se Juventus ka qenë skuadër më e mirë dhe ju dëshiron suksese deri në fund. “Ata ishin më të mirë, unë ju dëshiroj fat deri në fund”, tha Pique pas ndeshjes.
Kujtojmë se Juventus e eliminoi Barcelonën në çerekfinale, fal fitores në ndeshjen e parë 3:0, pasi ndeshja e sontme përfundoi baras 0:0.