Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë u plagosën kur një traktor që transportonte punëtorë u përmbys në vendin e quajtur Hendek të qytetit perëndimor turk Sakaria, raporton Agjencia Anadolu Agency (AA). Gazetari i AA mëson se në vendin e quajtur Hendek është rrokullisur një traktor që po transportonte mbledhësit e lajthive. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dihet se kanë vdekur të paktën shtatë persona dhe 10 të tjerë janë plagosur. Në vendin e fatkeqësisë ka mbërritur një numër i madh i ekipeve të ambulancës. Mësohet gjithashtu se bëhet fjalë për punëtorë që kishin ardhur nga qyteti turk lindor i Dijarbakirit.