Të paktën 23 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e përleshjeve mes ushtrisë dhe grupeve të armatosura në veripërëndim të Nigerisë.
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Nigerisë, Chukwu, konfirmoi përleshjet të cilat sipas tij kishin shpërthyer pas mbërritjes së ushtisë në rajonin Zamfara, për të qetësuar tensionet mes barinjve dhe blegtorëve.
Chukwu tha se gjatë përleshjeve ishin vrarë 23 persona, në mesin e të cilëve dy pjestarë të forcave të rendit.
Koordinatori i agjencisë Kombëtare për Situata të Krizës (NEMA), Suleyman Mohammed, tha se gjatë përleshjve mes barinjve dhe blegtorëve në shtatë ditët e kaluara, jetën e kanë humbur 54 persona, ndërsa 71 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nga shkaku i përleshjeve, zonën e kanë braktisur 7.000 banorë.