Drake dhe Future janë paditur nga një femër, e cila pretendon se është përdhunuar në koncertin e dy reperave. Sipas “People”, janë paditur me 25 milionë dollarë nga gruaja, e cila pretendon se për shkak të neglizhencës së tyre, ajo është përdhunuar. Jane Doe, pretendon se gjatën koncertit, një burrë i ka thënë asaj të shkojnë në prapaskenë për të takuar Drake dhe Future por ai ka përfituar nga ajo, duke i shkaktuar dëmtime fizike dhe psikologjike. Jane pretendon se gjithçka ka ndodhur për faj të Drake dhe Future pasi ata duhet të kishin patur kompani sigurimi që të mos rrezikoheshin fansat.