Pelisteri , fitues i Kupës së Maqedonisë

32

Pas 90 minutave, kohës shtesë dhe pas ekzekutimeve të penaltive,   skuadra e  Pelisterit është fitues i Kupës së Maqedonisë , në edicionin e saj të 25 me radhë.  Ky është titulli i dytë për skuadrën e Pelisterit, i cili ishte më efikas në ekzekutimin e penaltive. Nga pika e bardhë gabuan Ibraimi dhe Abdurahimi tek Shkëndija, ndërsa Ferreira te Pelisteri. Ndryshe në minutën e 55-të, arbitri kryesor Aleksandar Stavrev, drejtoi futbollistët në zhveshtore, pas fyerjeve në bazë nacionale të tifozëve në tribunat e stadiumit “Mladost” në Strumicë. Pas 10 minutave përballja finale vazhdoi , mirëpo deri në fund të kohës së rregullt nuk kishte gola.

Të Ngjajshme