Medie serbe kanë transmetuar, jo pa ironi, shkrimet e medieve të Kosovës të cilat kanë njoftuar për “një vizitë” të një zyrtari të LDK- së te varri i Ibrahim Rugovës dhe “bisedën” e këtij zyrtari me ish – kryetarin e ndjerë Rugova, transmeton koha.net.
Portali serb tanjug ka shkruar se si Haki Borovci, zyrtar i partisë në koalicionin qeverisës me PDK-në, gjoja ka folur me Ibrahim Rugovën e ndjerë i cili, kinse, e kishte këshilluar se si duhet të veprohet me LDK-në për të shtuar anëtarësinë e saj, ish kryetari të ringjallur.
Portali nga Beogradi përkujton se edhe në Serbi ka rrëfime për ringjalljen e ish – diktatorit serb Slobodan Milosheviq.
Ibrahim Rugova dhe Slobodan Milosheviq kanë vdekur në të njëjtin vit, në vitin 2006. Ibrahim Rugova më 26 janar e Slobodan Milosheviq më 11 mars.
Rugova dhe Milosheviq kanë pasur edhe një takim për “të zgjidhur” problemin e Kosovës i cili edhe tash kontestohet për kushtet dhe rrethanat në të cilat ai mbajt në majin e vitit 1998.