Tiranë, 14 tetor – Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, pas një seance maratonë nisur rreth orës 8 e 30 të mëngjesit, ka votuar mbrëmë vonë ligjin për mbrojtjen e pakicave kombltare. Siç njofotn ATSH-ja, në përfundim të seancës pas diskutimeve të shumta nga deputetët, ky ligji u miratua me 102 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim. Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 116 vota pro projektvendimin për ngritjen e Komisionit për reformën zgjedhore. Komisioni është me përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës dhe do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, Blendi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi.