Të gjithë e dimë se si duket një person obez nga jashtë. Por të paktë janë ata që e dinë se si është trupi i një obezi nga brenda. Një dokumentar i BBC ka filmuar një mjek teksa hap trupin e një gruaje 107 kg. Trupi i saj është i mbushur me dhjamë vrasës. Fotot janë të rënda dhe tregojnë se m’u poshtë lëkurës së saj ndodhet një shtresë dhjami kaq e trashë, sa duket sikur po pret një copë gjalpë. Të gjitha organet e kufomës janë të rrethuara me dhjamë. Kur mjekët hapën zemrën, zbuluan se ajo ishte sa dyfishi i përmasës që duhej të kishte normalisht dhe ishte shumë e butë. Në fakt një zemër normale duhet të jetë një muskul i fortë. Mushkëritë ishin të mbushura me një lëng të trashë. Mëlçia e saj dukej sikur ishte truri, teksa ekipi i mjekut Giles Yeo thotë se gjithçka ishte thjesht shumë e yndyrshme kudo. Gruaja kishte ndërruar jetë për shkak të problemeve me zemrën. Ajo ishte rreth 60 vjeç.